Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.
Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.
Policia ka njoftuar se 2 mijë e 606 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 16 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 36 me dëme materiale.