Mendimi për motin: Më shumë diell në fundjavë, temperaturat zbresin rreth vlerave mesatare

Kosova

Mendimi për motin: Më shumë diell në fundjavë, temperaturat zbresin rreth vlerave mesatare

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 19:04
Mendim Rugova

Vransirat që dominojnë vendin orëve të mëngjesit, deri nga mesdita fillojnë të shpërndahen, e më pas do të ketë intervale më të gjata me diell. Orëve të mbrëmjes kalojnë vransira, por pa kushte për të reshura.

Temperaturat minimale zbresin në 9C e 13C, e ato maksimale shkojnë deri në 18C e 20C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore 4-9m/s.

Mot kryesisht me diell parashihet ditën e diel, derisa orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave shfaqen kushte për mjegull. Vransira kalojnë të hënën dhe të martën orëve të mëngjesit, me pak gjasa për të reshura. Kryesisht do të mbretëroj mot me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 17C e 20C, ndërsa minimalet zbresin deri në 4C e 5C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat