Qeveria e Kosovës ndan 200 mijë euro për organizimin e Olimpiadës Matematike për vajza

Kosova

Qeveria e Kosovës ndan 200 mijë euro për organizimin e Olimpiadës Matematike për vajza

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 08:37
Albin Kurti

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dje ka njoftuar se të premten gjatë mbledhjes së Qeverisë është marrë vendim për ndarjen e 200 mijë eurove për organizimin e Olimpiadës Matematike për vajza (EGMO 2025).

“Kjo Olimpiadë do të mbahet për herë të parë në Kosovë, dhe organizohet nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.

Ky do të jetë një organizim prestigjioz ndërkombëtar që do të mbahet nga data 11 deri në 17 prill 2025 në Prishtinë ku do mbledh vajzat më të talentuara si dhe matematikanët më të shquar nga e gjithë bota.”

Nagavci ka thënë se EGMO është gara më prestigjioze ndërkombëtare e matematikës për vajza që ka për qëllim t’i inkurajojë vajzat që të merren me matematikën dhe zbatimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat