Disa nxënës tentuan ta lëndojnë veten, drejtori i DKA-së në Kamenicë: Po e trajtojmë me seriozitet

Kosova

Disa nxënës tentuan ta lëndojnë veten, drejtori i DKA-së në Kamenicë: Po e trajtojmë me seriozitet

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Të premten e kaluar, disa nxënës të një shkolle në fshatin Korentin të Kamenicës, kishin tentuar ta lëndojnë veten.

Ky rast i shqetësoi të gjithë atje, e për këtë shkak u lajmërua edhe policia.

Me seriozitet të madh po e trajtojnë rastin edhe në Drejtorinë e Arsimit në këtë komunë.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv drejtori Afrim Dervishi.

“Po e trajtojmë me seriozitetin më të lartë këtë rast. Të gjithë ne, Drejtoria e Arsimit, e shkollës, prindërit, mësimdhënësit. Uroj që raste të tilla të mos na përsëriten në të ardhmen”, deklaroi ai.

Rreth 20 raste të vetëlëndimit, sfidë kjo e shfaqur në “Tik-Tok”, janë regjistruar edhe në Gjakovë ditëve të kaluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat