Osman Buleshkaj, drejtori i ri i Institutit Pedagogjik të Kosovës

Kosova

Osman Buleshkaj, drejtori i ri i Institutit Pedagogjik të Kosovës

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 16:31
Osman Buleshkaj

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka vizituar sot Institutin Pedagogjik të Kosovës, ku uroi drejtorin e sapozgjedhur të këtij Instituti, Osman Buleshkaj.

“Si institucione na bashkon qëllimi për të bërë më të mirën për fëmijët tanë, duke i shfrytëzuar resurset në dispozicion. Andaj, pres që së shpejti të fillojë procesi i një analize të mirëfilltë të çështjeve në arsim, përmes një pune kërkimore dhe hulumtuese”, shkruan ministrja në Facebook.

“Nga ana e tij, drejtori i sapozgjedhur i Institutit na siguroi se bashkëpunimi dhe mbështetja e punonjësve të Institutit për aktivitete kërkimore-shkencore dhe profesionale do të fuqizohet tutje. Prioretizimi i punës kërkimore dhe zhvillimore, bazuar në të dhënat nga hulumtimet dhe Strategjia e Arsimit 2022-2026, do të jetë në fokus të kontributit të Institutit në vitet në vijim”.

Për të gjitha projektet dhe aktivitetet e Institutit, Nagavci i ka siguruar mbështetjen si Ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat