Vdes një person në Istog si pasojë e lëndimeve nga mjeti bujqësor

Kosova

Vdes një person në Istog si pasojë e lëndimeve nga mjeti bujqësor

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Një person ka humbu jetën në Bellopojë të Pejës, si pasojë e lëndimeve që mori duke punuar nga mjeti bujqësor.

I njëjti, pas lëndimeve është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, aty ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“ Në ora 13:30, policia është njoftuar se një person gjersa ka qenë duke punuar ka pësuar lëndime nga një mjet bujqësor. Policia ka dal në vendin e ngjarjes , i lënduari është dërguar fillimisht në QMF pastaj në Emergjencë të Spitalit Rajonal, në Emergjencë mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen, me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në IML për obduksion”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat