Abdixhiku i pret në parti strukturat e degës së LDK’së në Podujevë: Llapi do t’i prijë ringritjes sonë të madhe

Kosova

Abdixhiku i pret në parti strukturat e degës së LDK’së në Podujevë: Llapi do t’i prijë ringritjes sonë të madhe

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 20:42
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është takuar me strukturat e degës së LDK’së në Podujevë

Ai ka thënë se nuk ka dyshim që “Llapi do t’i prijë ringritjes të madhe të LDK-së”.

“Një takim pune – në Selinë Qendrore – me strukturat e degës sonë në Podujevë.

Momentumi i mirë politik për LDK-në, po shoqërohet me entuziazëm të brendshëm dhe me mobilizim të strukturave partiake. S’kam asnjë dyshim që Llapi do t’i prijë ringritjes sonë të madhe”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook, të hënën.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat