Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 22:53
Ilustrim

Internews Kosova (IKS) publikon raportin “Diskriminimi sistematik në hapësira dhe punësim II”, i cili është hartuar në kuadër të projektit “Luftimi i diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës në baza gjinore”, dhe është mbështetur nga Bashkimi Europian. (Hotel “Prishtina”, ora 09:00)

MCC/MCA Kosovë, lanson projektin “Energji për Barazi”, aktivitet i cili synon fuqizimin e grave në sektorin e energjisë në Kosovë. (Hotel “Emerald”, 09:30)

Hapet festivali i poezisë dhe simpoziumi i 13 të, më ç’rast do promovohet romani KOMPLOTI nga Ben Blushi , i cili do të jetë prezent (Instituti Albanologjik, ora 10:30)

Mbahet Konferencë për shënimin e Javës Ndërkombëtare te Njeriut me Shkop të Bardhë Me moton; Një shkop i bardhë, një vizion i pastër, bashkë për të drejtat e njeriut. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti pritet të votoj raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2023, si dhe shqyrton Raportin me rekomandime për lexim të dytë i Projektligjit për regjistrin e pronarëve përfitues. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK),mban takimin e 255-të. (Objekti i KPK, ora 13:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat