Prokuroria me detaje për vdekjen në Bellopojë të Istogut

Kosova

Prokuroria me detaje për vdekjen në Bellopojë të Istogut

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 23:43
Shkodran Nikçi

Zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka dhënë detaje për vdekjen e një personi në Bellopojë të Istogut, që dyshohet se ndodhi si pasojë e lëndimeve që mori nga një mjet bujqësor, me të cilin ai ishte duke punuar.

Nikçi u shpreh se në bazë të informacioneve, ky cilësohet si një rast aksidental.

“Rasti ka ndodhur në një tokë bujqësore, derisa viktima me prindin e tij ishin duke punuar, ku për fat të keq, një pajisje bujqësore nuk ka funksionuar, ndërsa prindi i tij ka shkuar për të marrë diçka, viktima në këtë rast ka tentuar ta funksionalizojë mjetin bujqësor, ku për fat të keq ka pasur pasoja fatale”.

“Deri më tani nga informatat që i kemi pranuar, ky rast cilësohet si një rast aksidental”, u shpreh tutje Nikçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat