15 Tetori Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë

Kosova

15 Tetori Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 06:42
Foto ilustrim

15 Tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, e cila simbolizon përpjekjet e qytetarëve të verbër për përmirësimin e standardeve të jetesës dhe të të drejtave të tyre.

Kjo ditë, daton në vitin 1964 kur Presidenti Amerikan Lindon S Jonson nënshkroi Deklaratën e cila sanksiononte të drejtën e qytetarëve të verbër për të qenë të barabartë dhe të gjithëpërfshirë në shoqëri dhe masat që institucionet përgjegjëse duhet të merrnin për të lehtësuar dhe respektuar kërkesat e këtij komuniteti.

15 Tetori i bashkon ata në veprimtari të ndryshme në nivel lokal dhe kombëtar që kanë për qëllim sensibilizimin e institucioneve shtetërore dhe të shoqërisë për përmirësimin dhe realizimin në praktikë të të drejtave që atyre u jep statusi i të verbërit, si edhe Konventa e OKB për të Drejtat e PAK.

Çdo vit për të ndërgjegjësuar shoqërinë dhe institucionet përgjegjëse, zhvillohen në 15 Tetor aktivitete të ndryshme, një nga të cilat është dhe Marshimi sensibilizues i personave të verbër me simbolin e shkopit të bardhë duke manifestuar për më shumë integrim në shoqëri dhe shanse të barabarta.

Ndryshe Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Shoqata e të Verbërve të Kosovës, sot mbanjnë konferencën për shënimin e Javës së Njeriut me Shkop të Bardhë, me moton “Një shkop i bardhë, një vizion i pastër, bashkë për të drejtat e njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat