MCC/MCA Kosova lanson sot “Energji për Barazi”

Kosova

MCC/MCA Kosova lanson sot “Energji për Barazi”

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 08:10
Ilustrim

MCA Kosova në kuadër të Projektit Përshpejtimi i Tranzicionit të Drejtë dhe të Barabartë “JETA”, do të implementojë sot aktivitetin “Energji për Barazi” me fokus në barazinë gjinore dhe zhvillimin e fuqisë punëtore.

“Energji për Barazi” synon rritjen e përfaqësimit të gruas në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm përmes promovimit të praktikave të barabarta gjinore brenda kompanive, mbështetjes së rrjetëzimit, mentorimit.

Poashtu edhe mundësive të trajnimit për gratë, fuqizimit të mundësive arsimore, dhe ofrimit të ndihmës teknike dhe granteve të vogla për punëdhënësit në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm.

Ngjarja do të fillojë në orën 09:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat