​Ngjarjet e datës 16 tetor

Kosova

​Ngjarjet e datës 16 tetor

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

KDI organizon takim për shkëmbimin e praktikave të mira ndërmjet qeverive lokale, organizatave joqeveritare dhe komuniteteve. (Kafeterinë “Kultplus”, Prishtinë, ora 10:45)

Hapet Qendra e provimeve për certifikimin e njohjes së gjuhës italiane (CELI). Ky aktivitet organizohet në kuadër të Javës së Gjuhës Italiane në Botë (14-20 tetor 2024). (Kolegji UBT në Lipjan, ora 11:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton kërkesat buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, në bazë të Qarkores së dytë buxhetore të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfere 2025/02. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Akadamia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë paraqet botimet: “Studimet për shqiptarët në Britaniën e Madhe dhe në vendet e Evropës Veriore”, dhe Muhamet Hamiti “Bota Letrare”. ( Sa e ASHAK në Prishtinës, ora 11:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme. Debat Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. (Salla e Kuvendit, ora 12:00)

Institucioni parashkollor "Buzëqeshja", me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ushqimit, mban aktivitet humanitar. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 12:00)

Oda e Mjekëve të Kosovës prezenton rezultatet e hulumtimit “Analiza gjithëpërfshirëse e “djegies profesionale” (burnout) të mjekëve në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, 13:30)

Lansohet fushata "Bëje tënden. Regjistro Pronën”. Kjo fushatë e implementuar nga ATRC dhe mbështetur nga Banka Botërore dhe SPF. (Hotel “Emerald”, ora 14:00)

Nënshkruhet marrëveshja mes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe Bankës Zhvillimore - KfW. (Hotel “Sëiss Diamond”, ora 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat