Vranët dhe me diell, mëngjeset me mjegull

Kosova

Vranët dhe me diell, mëngjeset me mjegull

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 07:11
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Në mëngjes parashihet që në shumë vende, kryesisht në vise të larta dhe atyre me afërsi rreth lumenjve  të ketë mjegull.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat