Komuna e Vushtrrisë shënon Ditën Ndërkombëtare të Mundësive të Barabarta

Kosova

Komuna e Vushtrrisë shënon Ditën Ndërkombëtare të Mundësive të Barabarta

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 20:43
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme, në Komunën e Vushtrrisë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Mundësive të Barabarta.

Për të shënuar këtë një grup i të rinjve ishin pjesë e stafit të Komunës së Vushtrrisë ku u kujdesen që qytetarët të marrin shërbimet e nevojshme administrative.

“Gjatë punës, ata janë vizituar nga nënkryetarja e Komunës së Vushtrrisë, Hava Mlinaku, drejtoresha për Administratë, Hyrie Uka Hoxha dhe zyrtarja për Barazi Gjinore, Remzije Zekolli”, thuhet në njoftim.

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Mundësive të Barabarta u organizua nga Drejtoria e Administratës dhe Njësiti Komunal për të Drejtat e Njeriut, ndërsa ishin pjesë shoqata “Down Syndrome”, “Handikos” dhe Shoqata e Shurdhmemecëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat