Nis asfaltimi i rrugëve në Vajnik të Skenderajt

Kosova

Nis asfaltimi i rrugëve në Vajnik të Skenderajt

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 21:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjatë ditës së sotme ka filluar asfaltimi i rrugëve në Vajnik të Komunës së Skenderajt.

Nisjen e asfaltimit e ka ndjekur nga afër kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura bashkë me drejtorin për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj.

Nura ka bërë të ditur se pas Vajnikut, projekte të tilla do të realizohen edhe në Burojë, Turiqec e të tjerë.

“Me këtë rast, kryetari Nura ka bërë të ditur se pas Vajnikut, projekti do të realizohet edhe në Burojë, Turiqec dhe në fshatra tjera, ku do të vazhdohet me asfaltimin e rrugëve në këto anë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat