Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 22:22
Ilustrim

Ministria e Bujqësisë mban konferencë për bujqësinë e qëndrueshme dhe vendimmarrjen e bazuar në të dhëna. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 09:30)

Mbahet takimi i Komitetit ndërministror për administrimin e tokës dhe infrastrukturës kombëtare për informacionin hapësinor në Kosovë. Merr pjesë ministri i Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu (Hotel “Venus” Prishtinë, ora 09:30-12:40)

Teach For Kosova shpalos rezultatet e procesit të vlerësimit të performancës së mësimdhënësve. (Hotel “Garden”, Prishtinë, ora 09:30-12:00)

Mbahet dita e dytë e konferencës 25-vjetori i QKRMT-së - konferenca ndërkombëtare mbi dhunën seksuale lidhur me konfliktin. (Pallati i Rinisë, Salla e Kuqe, Prishtinë, 09:30-13:00)

Komisioni për legjislacion shqyrton draft-planin e punës për sesionin vjeshtor 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) - informim për media. (Hagë, ora 14:30)

Oda e Mjekëve mban ceremoninë e fillimit të kongresit të gjashtë të mjekësisë “Sfidat e diagnostikës së mijëvjeçarit”. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat