KESCO: Qytetarët kanë kursyer energjinë elektrike këtë vit

Kosova

KESCO: Qytetarët kanë kursyer energjinë elektrike këtë vit

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), ka bërë të ditur se gjatë 2024 rreth 86 % e amvisërive paguan çmime vetëm në bllok tarifën e ulët, atë nën 800 kWh.

Rrjedhimisht, çmimin me rritje të energjisë elektrike e kanë paguar vetëm rreth 16 % të konsumatorëve të amvisërisë.

Kjo metodë do ta çlirojë trupin tuaj nga parazitët përgjithmonë!

ZRRE ka ndërtuar një strukturë tarifore të ndarë në blloqe shpenzuese. Kështu, nëse ju si konsumator familjar konsumoni deri në 800 kWh, atëherë i nënshtroheni vetëm dy blloqeve, ditën dhe natën, të cilat në dimër fillojnë nga ora 22:00 deri në orën 7:00. Gjatë ditës çmimi është 7.79 cent për kWh, ndërsa natën rreth 57 për qind më i lirë, pasi llogaritet me 3.34 cent për kWh.

Megjithatë, çmimet ndryshojnë për konsum mbi 800 kWh. Nëse një konsumator konsumon 1600 kWh, atëherë pjesa deri në 800 kWh llogaritet me çmimet e lartpërmendura.

Ndërsa pjesa e mësipërme llogaritet me 2 tarifa të tjera: ajo e larta gjatë ditës që shkon në 14.45 cent për kWh ose 85.5 për qind më shtrenjtë, dhe ajo e natës 6.81 cent për kWh ose gati 104 për qind më e shtrenjtë se shpenzimi nën 800 kWh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat