Dallavere në Komunën e Vushtrrisë, aktakuzë kundër dy zyrtarëve

Kosova

Dallavere në Komunën e Vushtrrisë, aktakuzë kundër dy zyrtarëve

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 10:51
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave, ndaj njërit për “keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, ndërsa ndaj tjetrit për “legalizim të përmbajtjes së rreme”.

“I pandehur H.R., akuzohet se në katër (4) raste në vitet 2016-2017, në cilësinë e personit zyrtar – zyrtar i gjendjes civile në komunën e Vushtrrisë, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personave tjerë, si dhe shkeljes së drejtave të personave tjerë, ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, në atë mënyrë që në kundërshtim me Ligjin për gjendjen civile nr.04/L-003, Ligjit për shtetësinë e Kosovës dhe udhëzimet administrative ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile katër (4) persona, me të dhëna fiktive, pa qenë të regjistruar në librat amëz të lindjes, dhe kështu i ka pajisur kundërligjshëm me numër personal dhe dokumentacion”, thuhet në kumtesë.

“I pandehuri L.V., akuzohet se me datë 19 qershor 2017, në zyrën e regjistrimit civil, i njëjti ka vënë në lajthim organin kompetent – zyrën e regjistrimit civil në komunën e Vushtrrisë.

Ai ka vërtetuar një çështje të pa vërtetë në atë mënyrë që pa qenë i regjistruar në librat amëz të lindjes në gjendjen civile, me dokument të falsifikuar ka arritur të regjistrohet dhe të marrë numrin personal dhe të pajiset me dokumentacion”, shkruan tutje aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat