Komuna e Podujevës nderohet me një çmim ndërkombëtar

Kosova

Komuna e Podujevës nderohet me një çmim ndërkombëtar

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 15:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, ka pranuar Çmimin dhe Mirënjohjen Ndërkombëtare “GLOBALLOCAL” i cili i është ndarë Komunës së Podujevës, në një ceremoni që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.

Komuna e Podujevës është në mesin e dy komunave nga Kosova që janë nderuar me këtë çmim për vitin 2023/24, i cili jepet për komunitetet dhe institucionet më të mira që krijojnë një mjedis të favorshëm për zhvillimin e sipërmarrjes në Evropën Qendrore dhe Juglindore.

Kryetari Bulliqi tha se ky vlerësim është dëshmi e përpjekjeve tona të përbashkëta për të ndërtuar një ekonomi lokale të qëndrueshme dhe konkurruese.

Me projekte si Zona Industriale, subvencione për bizneset vendore dhe mbështetje për gratë në biznes e start up biznese, po krijojmë mundësi të reja dhe po fuqizojmë ekonominë e Podujevës. Ky çmim na nderon dhe na motivon të vazhdojmë me përkushtim për të përmirësuar më tej kushtet për sipërmarrje dhe për të hapur rrugë të reja për zhvillim ekonomik”, u shpreh Kryetari Shpejtim Bulliqi.

Kryetari Bulliqi i ka falënderuar qytetarët dhe bizneset e Podujevës për besimin dhe bashkëpunimin dhe tha se ky çmim është suksesi i përbashkët i të gjithëve!

Çmimi Ndërkombëtar “GLOBALLOCAL” ndahet nga vitit 2018/19 dhe jepet për komunitetet dhe institucionet që krijojnë një ambient të mirë për zhvillimin e sipërmarrjes në Evropën Qendrore dhe Juglindor.

Ky çmim jepet nga Forumi Ndërkombëtar Ekonomik PERSPEKTIVA në Zagreb, Komiteti Ndërkombëtar për dhënien e çmimeve dhe njohjeve “GLOBALLOCAL”, si dhe Rrjeti i të Rinjve Sipërmarrës në Evropën Qendrore dhe Juglindore “4E – EKONOMIA, ENERGJIA, EKOLOGJIA, EVROPA 2050”, nën patronazhin e Kongresit Botëror të Sipërmarrësve (KBS).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat