Njëjtë si Hani i Elezit, ka disa ankesa edhe nga komuna e Vushtrrisë për furnizimin e teksteve shkollore për nxënësit.
Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Albanez Tahiraj ka deklaruar se ka pranuar disa ankesa për çështjen e librave.
Ai thotë se kjo po vjen si pasojë e problemeve me daljen e parave tek prindërit për subvencionim.
“Rreth 5 deri 7 ankesa janë regjistruar për çështjen e teksteve shkollore që po kanë probleme deri te dalja e mjeteve financiare në xhjirollogari”, ka deklaruar Tahiraj.