Drejtori i Arsimit në Klinë: Kemi vonesa me subvencionimin e prindërve për blerjen e librave

Kosova

Drejtori i Arsimit në Klinë: Kemi vonesa me subvencionimin e prindërve për blerjen e librave

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 09:04
Ilustrim

Drejtori i Arsimit në Komunën e Klinës, Qemajl Sejdiu ka folur lidhur me problemet që po përballen për subvencionimin e prindërve për blerjen e teksteve shkollore.

Sejdiu tha se në këtë vit të ri shkollor përveç furnizimit me libra e kanë pas edhe një sfide tjetër.

“Në përgjithësi janë furnizuar por ka pas mungesa të vogla që disa nxënës nuk kanë pas tekste. Kemi probleme me subvencionimin e librave që s’po ju dalin mjetet prindërve, jemi drejtuar te MASHT-i, tash po presim përgjigje”, theksoi Sejdiu.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë vitin e kaluar kishte marrë vendim që pajisjen e nxënëseve me tekste shkollore ta bëjë nëpërmjet platformës e-Kosova, duke i subvencionuar financiarisht prindërit për blerjen e librave, njëjtë veproi edhe këtë vit.

Kjo metodë e furnizimit të nxënësve me libra shkollorë, përfshirë edhe vonesat e shkaktuara nga shtëpitë botuese, ishte kritikuar nga opozita dhe ekspertët e fushës.

Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat