“Me ja shti bagerin varrezave e me i gjujtë në shpat është akt qyqar”- Kush i largoi mbi 80 varre nga fshati Gjocaj të Junikut?

Kosova

“Me ja shti bagerin varrezave e me i gjujtë në shpat është akt qyqar”- Kush i largoi mbi 80 varre nga fshati Gjocaj të Junikut?

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 21:48
Riza Ganijaj nga fshati Gjocaj i Junikut/kallxo

Largimi i 80 varrezave me mjete të rënda nga një hapësirë në fshatin Gjocaj në Junik u ngrit si çështje në emisionin në “Jeta në Komunë”, në të cilin kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ishte përballë Jeta Xharrës dhe Asamblesë Komunale.

Sipas banorit Riza Ganijaj, kjo u bë me vendim të drejtorit të Shërbimeve Publike të Junikut, Demorat Ganijaj, pasi që toka ku ishin varrezat ishte në emrin e babait të drejtorit të Shërbimeve Publike.

“Më kanë thirrë më kanë thanë të lagjes si më i vjetër, kujtojsha që po bohet mirë, ama ju kam thanë që gabim kanë bërë që i kanë  hekë. Më kanë vetë sa varreza kanë qenë ju kam thanë mbi 80 vorre i kanë gjujtë krejt këtej shpatit. Unë e di qetu kanë qenë varrezat e mahallës së epërm, Qerimt, tash janë në Rashiq ata,  dhe Ganiajt, krejt varre të Gjocajve kanë qenë. Po kanë  qenë të identifikueshme. Nuk e di i ka konvenu me i prishë. I ka hek varret, i ka hek krejt i ka gjujtë poshtë. Ankesa ka pas pse i kanë hekë varrezat. Varrezat gjynah janë me u hek”- kishte thënë Riza Ganijaj për ekipin e “Jeta në Komunë” i cili u transmetua më 19.10.2024.

Zenel Maloku, asamblisti i AAK-së në Junik tha se veprimi i heqjes së varrezave dhe hedhja e tyre në një humnerë në Gjocaj është një akt qyqar.

“Unë jam prej fshatit Gjocaj, nuk kam pasur askënd nga familja jem që ka hy në dhe aty, po aty kanë qenë 350 metra katror varreza, është pronë publike. Një familje 8 i ka pas, kush të jep leje me shti bager në varreza me i gjujt në shpat. Kush e jep atë lejë, atë e ka dhanë komuna me vulë. Unë kam qenë aty, kam shku me polici, kur kemi shku e kemi gjet bagerin i kish pas hek 3 hise. Unë me hek varreza? Kurrë zoti mos ma boftë. Policia kur erdh tha puna koka kry s’kemi kurrgjë këtu”- tha Maloku.

Ai shtoi edhe se drejtori Demokrat Ganijaj i kishte thënë se “unë jam menaxher këtu, baba është financier”.

“Unë e pyeta a ke marrë leje në komunë a çka ka ndodhur këtu? Nuk muj me ja dhanë lejen unë drejtorit me i thanë është pronë e shtetit e bëj çka të duash si qytetar”- tha Maloku tutje.

“Këtu ka ndodhur një akt qyqar në Komunën e Junikut që nuk ka ndodhur askund në Kosovë. Me ja shti bagerin varrezave e me i gjujt në shpat është akt qyqar. Duhet kryetari mu pendu për atë çka i ka ndodh në komunë. Unë me marrë bagerin dhe me shku me ja shti bagerin varrezave unë përfundoj në Pejë në burg”- shtoi Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat