Parashikimi i motit për sot, me diell dhe vranësira të herëpashershme

Kosova

Parashikimi i motit për sot, me diell dhe vranësira të herëpashershme

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 07:29
Ilustrim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme. Mëngjesi parashihet mjaft i freskët dhe vende-vende mund të ketë mjegull e cila do të zhduket paradite.

Temperaturat do të shënojnë ulje krejtësisht të lehta dhe ajo maksimale pritet deri në 19 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale.

Mëngjesi do të jetë me mjegull nëpër disa nga luginat e rajonit, ndërsa dita stabile dhe relativisht e ngrohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat