Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 22:11
Ilustrim

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)

Mbahet konferenca e dytë vjetore e Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”. Merr pjesë presidentja Vjosa Osmani. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 09:15)

Komisioni për integrime evropiane shqyrton Projektligjin për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave, me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)

Sindikata e Re e KEK-ut mban protestë për rritjen e pagave, pagesën e rrezikshmërisë, dhe pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime. (Para zyrave të KEK-ut, Sheshi "Nënë Tereza" Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës - debat parlamentar për skandalet dhe keq menaxhimi në Korporatën Energjetike të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

Anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës mbajnë orë letrare. (Lokalet e LSHK-së: mëhalla e Muhaxherëve, rruga "Jashar Salihu", Kulla e zotnisë, Prishtinë, ora 12:00)

Promovohet monografia "Dy botë në unison" i autores Elife Podvorica. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat