72 aktakuza kundër 81 personave

Kosova

72 aktakuza kundër 81 personave

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 11:04
Prokuroria e Shtetit

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetë e dy (72) aktakuza kundër tetëdhjetë e një (81) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzet e nëntë (29) persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) presona të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 24 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat