Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se është e detyruar që të aplikojë reduktime të furnizimit me ujë për shkak të rënies së nivelit të burimeve.
Një njoftimin drejtuar konsumatorëve kjo kompani ka bërë të ditur se reduktimet do të aplikohen për shkak të rënies së nivelit të burimeve dhe me qëllim të shpërndarjes racionale të furnizimit me ujë të pijes.
“Reduktimi aplikohet për lagjen ‘Bajram Curri’ ku do të ketë ndërprerje të ujit duke filluar prej orës 21:00 deri në ora 06:00, dhe lagjen ‘Arbana’ ku do të ketë ndërprerje të ujit duke filluar prej orës 06:00 deri në ora 21:00”, thuhet në njoftim.
Aty sqarohet se ky orar do të ketë ndikim edhe tek disa lagje e rrugë të tjera të qytetit.
“Si rezultat i reduktimeve do të afektohen me rënie të presionit dhe mungesë të ujit edhe këto lagje: Lagjet Lakuriq, Ortakoll, Bazhdarhane, Tusuz, Kurilla dhe rrugët: Edit Durham, Nënë Tereza, Ismail Kryeziu, Hafiz Ismaili, Nënkala, Enver Hadri, Jusuf Gërvalla dhe Ulqini”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”.