Protesta e punëtorëve të KEK-ut, Llumnica: Krahasuar me punën që bëjnë punëtorët, paga është e ulët

Kosova

Protesta e punëtorëve të KEK-ut, Llumnica: Krahasuar me punën që bëjnë punëtorët, paga është e ulët

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 18:55
KEK

Punëtoret e Sindikatës së KEK-ut protestuan para KEK-ut duke kërkuar rritjen e pagave dhe pagesën e rrezikshmërisë.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, në emisionin “FIVE”, tha se kërkesa për rritje pagash vjen si shkak se punëtorët e KEK-ut, kanë filluar të ikin nga vendi i punës për shkak të pagave të ulëta.

“Ne e shohim inflacionin nga viti 2018, realisht paga e punëtorëve të KEK-ut është tejet e ulët, krahasimisht me punën që bëjmë dhe rrezikshmërinë që kanë aty dhe ne kërkojmë normalisht rritjet e pagave”, tha Llumnica.

E paga e punëtorëve të KEK-ut, që sipas Llumnicës puna e tyre ka rrezikshmëri të lartë nuk mund të krahasohet.

“Në Kosovë sot një kamarier ka 500-600 e deri 700 euro pagë, kurse punëtorët e KEK-ut me pasë të njëjtën pagë kur vdesin çdo ditë prej sëmundjeve profesionale dhe kushteve të vështira e krahasimi nuk bëhet në këtë formë” tha Llumnica.

Llumnica thotë se megjithëse kanë diskutuar me menaxhmentin, sipas tij përgjigjja ka qenë se nuk do të ketë ngritje të pagave

“Një ditë Korporata Energjetike e Kosovës mund t’i ketë miliardat, por nuk mund t’i ketë punëtorët që i kemi sot, njerëzit që kanë një përvojë të gjatë detyrohen ta lirojnë vendin e tyre të punës, shumë prej tyre po sëmuren e vdesin si rezultat i sëmundjeve profesionale. Me menaxhmentin kemi diskutuar dhe ka thënë që nuk do kemi ngritje të pagave, ata mendojnë investimet e kapitalit e enrgjisë së pastër”, deklaroi Llumnica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat