AGK shpreh shqetësimin për hetimet ndaj gazetarëve, kërkon sqarime nga kryeprokurori

Kosova

AGK shpreh shqetësimin për hetimet ndaj gazetarëve, kërkon sqarime nga kryeprokurori

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 19:22
AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) sot i ka dërguar një letër Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, duke kërkuar sqarime lidhur me hetimet ndaj gazetarëve Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehmetaj.

“AGK-ja është thellësisht e shqetësuar për këtë situatë dhe kërkon që të sigurohet se këto hetime nuk janë të motivuara politikisht, si dhe që liria e shprehjes dhe e medias të respektohen në tërës” thuhet në njoftimin e AGK-së.

Tutje thuhet se AGK ka kërkuar një takim me Kryeprokurorin për të diskutuar rastin dhe për të mbrojtur të drejtat e gazetarëve.

Nëpërmes një reagimi, AGK thotë se do të vazhdojë të monitorojë nga afër këtë zhvillim, ndërsa fton të gjitha palët e përfshira të mos i shkelin parimet demokratike dhe që në asnjë formë të mos cënohet liria e shprehjes, e gazetarëve, e mediave dhe e drejta për informim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat