Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 22:36
Ilustrim

Mbahet Kongresi i katërt nacional i Shoqatës së Oftalmologëve të Kosovës dhe takimi i dytë ballkanik i oftalmologëve. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 09:45)

Federata e Sporteve Universitare të Kosovës mban tryezën e rrumbullakët me temë “Rëndësia e aktivitetit sportiv për studentët”. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10.00)

Sindikata e Policisë së Kosovës organizon lojëra sportive në shenjë nderimi dhe përkujtimi të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës zyrtare. (Qendra Sportive "Sezai Surroi" Prizren, ora 10:00)

Mbahet konferenca për transparencën, përgjegjësinë dhe drejtësinë Demaskimi i Korrupsionit organizuar nga organizatat joqeveritare AKTIV dhe ACDC. Merr pjesë Yll Buleshkaj – drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00)

Dita e tretë e Konferencës ndërkombëtare “Evolucionet në Drejtësinë Kushtetuese Bashkëkohore: Shembulli i Rajonit të Ballkanit” – vizitë në Parkun Arkeologjik Ulpiana (Ora 10:00), vizitë në Katedralen Shën Nënë Tereza” Prishtinë, ora 16:00)

Anibar, Ambasada e Francës në Kosovë dhe Instituti Francez në Kosovë lansojnë projektin “Genesis”. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Kinema “Armata” Prishtinë, ora 17:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat