39 aktakuza dhe 18 persona të ndaluar brenda 24 orëve

Kosova

39 aktakuza dhe 18 persona të ndaluar brenda 24 orëve

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 11:10
Ilustrim

Brenda 24 orëve të fundit janë ngritur 39 aktakuza kundër 48 personave për vepra të ndryshme penale, ka njoftuar Prokurori i Shtetit.

Ndërkaq, 18 persona janë ndaluar, si dhe ka pasë kërkesa për caktim të masës së paraburgimit dhe asaj të arrestit shtëpiak.

“Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e nëntë (39) aktakuza kundër dyzet e tetë (48) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë paraqitur dhjetë (10) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë (10) personave, si dhe tri (3) kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër dhjetë (10) personave, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat