​Moti për vikend

Kosova

​Moti për vikend

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Të shtunën parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira parashihen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 20-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 metër për sekondë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat