Visar Azemi viziton një familje në Shtime: Po punojmë çdo ditë që ta sjellim ndryshimin më 9 shkurt

Kosova

Visar Azemi viziton një familje në Shtime: Po punojmë çdo ditë që ta sjellim ndryshimin më 9 shkurt

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 00:15
Foto nga vizita

Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi ka treguar se me anëtarë të degës së LDK-së, në Shtime e kanë vizituar një familje.

Ai tha se me familjen Dauti kanë biseduar për problemet e përditshme me të cilat përballen banorët e kësaj komune.

“Bashkë me Kastriotin dhe anëtarë të tjerë të degës së LDK-së në Shtime, vizituam familjen Dauti.  Biseduam për problemet e përditshme me të cilat përballen banorët e kësaj komune. Edhe familja Dauti si shumë familje tjera nëpër Kosovë, të cilat i takojmë çdo ditë, kanë nevojë për ndryshim.

Po punojmë çdo ditë me LDK-në që ndryshimin ta sjellim me Rrugën e Re më 9 shkurt të vitit të ardhshëm. Bashkë do të punojmë për një të ardhme më të mirë!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat