Mot kryesisht me kthjellime dhe diell parashihet të mbajë sot në vend, sipas “Mendimi për motin”.
Kushte mjegulle apo mjegulline paraqiten lokalisht orëve të mëngjesit përgjatë luginave të lumenjëve. Dominojnë më shumë qetësitë, e gjatë ditës frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme, por më dominuese nga krahu jugor 1-4m/s. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 8C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë në 20C e 21C.
Kryesisht me diell parashihet edhe ditën e diel dhe ditëve të para të javë vijuese.
“Herë herë kalojnë vransira, që më të shumta mund të jenë ditën e mërkurë. Temperaturat mbesin mbi vlera mesatare, maksimalet deri në 20C e 22C, e ato minimale zbresin në 5C e 7C. Ditën e mërkurë pësojnë një rënie të lehtë në 18C, e nuk përjashtohen mundësi për ndonjë rigë shiu lokalisht”, thuhet në njoftim.
Mot stabil mbetet edhe javën e ardhshme. Pas 4 nëntorit, shfaqen mundësi për të reshura dëbore.
“Sipas trendeve të fundit, javën e ardhshme në përgjithësi po mbetet mot stabil. Pas vransirave që përfshinë vendin në mes të javës, nga dita e premtë sërish paraqiten kushte për më shumë diell, megjithëse ultësirave janë të mundshme mjegullat orëve të mëngjesit, që mund të qëndrojnë paksa më gjatë ditën. Temperaturat, edhepse mbi mesatare pësojnë një rënie në 15C e 18C, duke kaluar në ditët e para të nëntorit. Më shumë vransira mund të përfshinë vendin nga e diela e ardhshme, përgjatë javës së parë të nëntorit, nga datat 3 e 4. Pritne periudha me të reshura, kryesisht shiu, mirëpo në disa modele shfaqen sinjale