Punësimet partiake në Podujevë, kanë përplasur opozitën dhe pushtetit.
Gjatë mandatit të Shpejtim Bullqit, u punësua gruaja e asamblistit Xhevdet Maloku si mësimdhënëse. Po ashtu, gruaja e asamblistit Artrit Mulliqi, gruaja e asamblistit Kasib Bashota dhe Qendresë Hajrizi asambliste e LVV-së u punësua si sekretare e shkollës fillore “Hyzriu dhe Samiu” në Letanc.
Secili nga asamblistët e Vetëvendosjes kanë konfirmuar për punësimet, por kanë mohuar që kanë ndikuar.
I pyetur për këtë, kryetari Shpejtim Bulliqi ka thënë se janë punësuar njerëz profesionistë të fushës.
“Një gjë duhet ta keni parasysh, ne punësojmë njerëz profesionalisht të përgatitur për fusha të caktuara. A rastësishin që të jenë të VV-së a të LDK-së, fare nuk është problem sepse unë ju jap shembuj me këta këtu që i kemi, që kanë bë akuza të tilla, që i kanë punësuar që 20 vjet” – ka thënë Bulliqi në debatin “Jeta në Komunë.”
“Unë besoj që ka edhe të tjerë të LVV-së që këta nuk e dinë ndoshta po që as unë se di. Drejtoria e Arsimit punëson sipas konkursit publik, janë komisione adekuate” – ka thënë ai.
Por, me deklarimet e Bulliqit nuk janë pajtuar asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
“Konkursi që është pranuar nëna ime është bërë puro për tu mbrojtur nëpër debate publike. Nëna ime i ka plotësuar të gjitha kriteret por një vit e ka lënë pa punë” – ka thënë Donjetë Sheqiri, asambliste e LDK-së.