Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën më 28.10.2024 parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”- thuhet në njoftim.