Komunës së Suharekës i bllokohet llogaria bankare, reagon ministri Murati

Kosova

Komunës së Suharekës i bllokohet llogaria bankare, reagon ministri Murati

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 21:39
Bali Muharremaj

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka kritikuar nivelin qendror, në këtë rast Qeverinë e Kosovës se i janë bllokuar kësaj komune llogaritë bankare.

Për këtë ka reaguar ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili këtë kritikë e ka quajtur ‘dezinformatë’.

Muharremaj i bën thirrje Kuvendit që të veprojë urgjentisht ngase situata e vështirë financiare do të rëndohet edhe më shumë.

“Sot zyrtarisht jemi njoftuar nga institucionet e nivelit qendror, që na kanë bllokuar qasjet për të gjithë zyrtarët financiarë për ne si Komunë e Suharekës, deri sa të procedohen vendimet gjyqësore/përmbarimore. Ky bllokim ka ndodhur si pasojë e kontratës kolektive. Kjo situatë siç është paralajmëruar edhe nga Asociacioni i Komunave, do të vazhdoj edhe në komunat tjera, nëse nuk merren masa të menjëhershme, si pasojë e kontratës kolektive. Ne kemi obligime financiare për projektet që i kemi planifikuar, dhe nuk duhet të mbesim peng i një marrëveshje të cilën duhet t’a zbatoj Qeveria e Kosovës, e ku pasojat tashmë po i bartim ne si komuna”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Derisa ministri Murati ka shkruar se llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore

“Dezinformatat nuk kalojnë. Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen. Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave. Llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore”, ka shkruar pastaj Murati në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat