Polica e Kosovës, e ka gjobitur një shofer të një autobusit.
Kjo pasi që ai kishte kryer një kundërvatje, duke bërë tejkalim në vijë të plotë.
Informacionet policisë i kishin ardhur nga një video-incizim.
Kështu bëri të ditur policia përmes një komunikate:
“Gjobë prej 200 euro; 2 pikë negative; Masë mbrojtëse prej 3 muajsh”, thuhet në njoftim.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të respektojnë ligjin dhe shenjat e trafikut, për të siguruar një rrjedhë të qetë dhe të sigurt në rrugë, duke kontribuar kështu në parandalimin e aksidenteve”.