Alarmon aktivisti i shoqërisë civile: Podujevës i është djegur serveri i Administratës

Kosova

Alarmon aktivisti i shoqërisë civile: Podujevës i është djegur serveri i Administratës

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 09:37
Jashari këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa ka thënë se një gjë e tillë është shqetësuese.

Shemsi Jashari, aktivist i shoqërisë civile, ka thënë se Komunës së Podujevës iu është djegur serveri që mbanë të dhënat e administrates komunale.

Jashari këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa ka thënë se një gjë e tillë është shqetësuese.

Sipas tij, kjo mund të krijojë rreziqe për privatësinë dhe sigurinë e informacioneve.

“Sipas informacioneve nga brenda, në komunën e Podujevës, përkatësisht në drejtorinë e Administratës është djegur serveri që mbanë të dhënat e admnisitratës Komunale”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat