Drejtorët e shkollave në Komunën e Malishevës kërkojnë bashkëpunimin e institucioneve për rritjen e sigurisë në shkolla

Kosova

Drejtorët e shkollave në Komunën e Malishevës kërkojnë bashkëpunimin e institucioneve për rritjen e sigurisë në shkolla

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 13:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtoria e Arsimit dhe Edukimit, së bashku me Policinë e Kosovës në Komunën e Malishevës, gjatë ditës së sotme kanë mbajtur një takim, ku të ftuar kanë qenë edhe drejtorët e shkollave të kësaj komune, takim në të cilin është diskutuar siguria nëpër shkolla, dhe parandalimi i dukurive negative në institucionet arsimore në këtë komunë.

Fillimisht në këtë takim, Nazmi Zogaj, komandat i Stacionit Policor në Malishevë, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me të gjitha palët, në mënyrë që ambienti i sigurtë dhe siguria e nxënësve në Komunën e Malishevës të vazhdojë.

Edhe drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit dhe Edukimt, Arbresha Krasniqi theksoi që Komuna e Malishevës po punon që të ofrojë të gjitha mundësitë që përveç ofrimit të kushteve sa më të mira për nxënësit dhe për stafin arsimor, të rritet edhe niveli i sigurisë në shkolla.

Ndërsa drejtorët e shkollave që ishin të pranishëm në këtë takim, kërkuan që të krijohet një ambient sa më i sigurtë, në mënyrë që nxënësit të motivohen sa më shumë në mësimnxënie, ndërsa mësimdhënësit të jenë sa më të motivuar për mësimdhënie.

Në fund të këtij takimi u kërkua edhe avancimi i bashkëpunmit me prindër dhe struktura të tjëra të shkollave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat