Tre persona dyshohet se janë helmuar nga amoniaku.
Rasti ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës në një lokal në qytetin e Podujevës.
Dyshohet se deri tek kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një frigoriferi.
Ata janë dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, bëjnë të ditur burimet.
“Tash për tash janë stabil plotësisht. Mirë është gjendja e tyre. I kanë bërë analizat e krejt çka është e nevojshme. Po observohen në QE”, tha ky burim.
Ai theksoi se këto helmime dinë të jenë goxha të rrezikshme.
Ndryshe mbrëmë Llapi.info raportoi se në një lokal në sheshin e Podujevës kishte shpërthyer një bombolë e gazit.