Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se se sot mban mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
"Vranësira më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare", njofton IHMK.