Një person në Fushë Kosovë i vë zjarrin njehsorëve të rrymës elektrike në një ndërtesë

Kosova

Një person në Fushë Kosovë i vë zjarrin njehsorëve të rrymës elektrike në një ndërtesë

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 11:24
I dyshuari tashmë është arrestuar edhe është dërguar në mbajtje.

Një person në Fushë Kosovë i ka vënë zjarrin qëllimisht njehsorëve të rrymës elektrike të një ndërtese, duke ua rrezikuar jetën të gjithë banorëve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka njoftuar se i dyshuari tashmë është arrestuar edhe është dërguar në mbajtje.

“Rreth orës 00:30 në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, është raportuar një zjarr në njehsorët e rrymës elektrike të një objekti. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ka identifikuar një person të dyshuar, dhe të njëjtin me rekomandimin e prokurorit të shtetit e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, tha ai.

Ndryshe, në disa pamje që qarkulluan në rrjetet sociale, shihet momenti kur një i ri i vë zjarrin qëllimisht njësorëve të rrymës elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat