Në Vushtrri po zbatohet kënaqshëm Ligji për përdorimin e Gjuhëve

Kosova

Në Vushtrri po zbatohet kënaqshëm Ligji për përdorimin e Gjuhëve

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, ka realizuar vizitë në Komunën e Vushtrrisë, ku është pritur nga nënkryetarja komunës, Hava Mlinaku, kryetari i Komitetit për Komunitete të Branislav Vuksanovic dhe anëtarët e këtij komiteti.

Kuvendi i Kosovës njofton se gjatë takimit anëtarët e Komisioni dhe nënkryetarja e Komunës, Hava Mlinaku diskutuan lidhur me gjendjen e përgjithshme të komuniteteve nga aspekti i integrimit, mirëqenien sociale, çështjen e punësimit, arsimimit, ndarja e bursave për arsimin e lartë, projektin infrastrukturor dhe çështja e kthimit.

U mor informatë zyrtare se në Komunën e Vushtrrisë zbatohet në mënyrë të kënaqshme Ligji për përdorimin e Gjuhëve. Në nivelin komunal, gjuha serbe dhe gjuha turke kanë status si gjuhë në përdorim zyrtar, sipas kushteve të përcaktuara me këtë ligj.

"Në aspektin e bashkëpunimit ndër komunal dhe bashkëpunimit me institucionet qendrore është në nivel të duhur, përveç nevojës së forcimit të bashkëpunimit me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim lidhur me çështjen e komuniteteve jo shumicë, në këtë komunë.Si shembull i multietnicitetit, nuk hasen probleme në mes komunitetit jo shumicë, përkundrazi ka bashkëpunim ndëretnik, në të gjitha sferat e jetës", njofton Kuvendi i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat