Bulliqi kujton Sokolin në 35-vjetorin e rënies: Guximi i tij, shembull i rezistencës dhe dashurisë për atdheun

Kosova

Bulliqi kujton Sokolin në 35-vjetorin e rënies: Guximi i tij, shembull i rezistencës dhe dashurisë për atdheun

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 17:36
Bedri Sokoli

Kryetari i Podujvës, Shpejtim Bulliqi ka kujtuar Bedri Sokolin në 35-vjetorin e rënies së tij.

Bulliqi shprehet se Sokoli tha jetën për lirinë e Kosovës, ndërsa guximi i tij u bë shembull i rezistencës dhe dashurisë për atdheun.

“Sakrifica e tij na kujton se liria që gëzojmë sot është ndërtuar mbi gjakun dhe idealet e atyre që nuk u ndalën përballë asnjë sfide.  I përjetshëm kujtimi për dëshmorin Bedri Sokoli!

Lavdi e nderime jetës dhe veprës së tij!”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat