Mot kryesisht me diell dhe i butë parashihet të mbajë sot, pas mëngjesit të ftohtë dhe me mjegull.
Temperaturat minimale zbresin në 3C e 5C. Frynë erë e lehtë veriore e verilindore 4-8m/s. Temperaturat maksimale shkojnë në 18C e 19C.
“Më vonë në mbrëmje vranësira fillojnë të shtrihen në pjesë të vendit që do të jenë më të pranishme përgjatë ditës së diel, me kalimin e frontit të ftohtë, e temperaturat pësojnë rënie në 12C.
Do të frynë erëra veriore e verilindore me hove mbi 10m/s. Nga e hëna java fillon me kthjellime, por mbetet ftohtë, me maksimale prej 12C e 14C. Mëngjeseve temperaturat minimale zbresin në -1C e -2C”, thuhet në njoftim.