35-vjetori i rënies së Zhitisë dhe Fazliut, Bulliqi: Me respekt kujtojmë trimërinë dhe sakrificën e tyre

Kosova

35-vjetori i rënies së Zhitisë dhe Fazliut, Bulliqi: Me respekt kujtojmë trimërinë dhe sakrificën e tyre

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 15:42
Foto nga kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi

Në 35-vjetorin e rënies së dy heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi shprehet se me respekt kujtohet trimëria dhe sakrifica e Zhitisë dhe Fazliut.

“Me respekt kujtojmë trimërinë dhe sakrificën e Afrimit dhe Fahriut, një trashëgimi që na frymëzon dhe na obligon të vazhdojmë rrugën e ndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës.

Lavdi e nderime heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu! Lavdi e nderime të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës!”, ka shkruar kreu i Podujevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat