Njohësi i proceseve politike, Arton Demhasaj, ka folur për parafushatën e nisur nga partitë politike, në theks të veçantë për parafushatën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai thotë se VV, në mungesë të projekteve zhvillimore që i ka premtuar, po merret me të kaluarën dhe po kthehet prapa.
”Partia në pushtet ne mungesë të projekteve zhvillimore që i ka premtuar e që nuk i ka realizuar, nuk po se si të bëjë fushatë ndryshe, përveç se të kthehet prapa tek partitë që tash janë në opozitë’’, thotë ai.
Demhasaj, potencon se partia në pushtet përmes kësaj para fushatë po tregon se nuk ka çfarë të tregojë para qytetarëve e veçmas votueseve të saj.
‘’Kjo tregon se partia në pushtet nuk ka çka t'i tregojë qytetarit se çka ka bërë dhe po kthehet prapa, për të bërë fushatë me ato çka partitë tjera nuk i kanë bërë në të kaluarën’’, potencon ai.
Ai e konsideron dështim të qeverisë mënyrën se si po e zhvillon para fushatën VV-ja.
‘’Ky është dështim i qeverisë dhe nuk po kanë si të mbulohen dhe po merren me të kaluarën’’, theksoi ai.