Shërbimi spitalor klinik dhe universitar i Kosovës, ka njoftuar se ka ndërruar jetë, Shkukrije Kurti, infermiere në Klinkën e Kirurgjisë.
E ndjera ishte infermiere për mbi 20 vjet dhe njihej për aftesitë e saja profesionale.
Ngushëllime familjes.
Njoftimi:
Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen e infermieres së vyer të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Shukrije Kurti.
Për mbi 20 vjet të punës së saj, infermierja Kurti njihej për aftësitë e saja profesionale, afërsinë me kolegët, por mbi të gjitha për shërbimet profesionale dhe përkushtimin ndaj pacientëve.
ShSKUK i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, stafit të klinikës dhe pacientëve që ju shërbeu me shumë përkushtim.