Ndërron jetë infermierja e Klinikës së Kirurgjisë, Shukrije Kurti

Kosova

Ndërron jetë infermierja e Klinikës së Kirurgjisë, Shukrije Kurti

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 14:24
Shukrije Kurti

Shërbimi spitalor klinik dhe universitar i Kosovës, ka njoftuar se ka ndërruar jetë, Shkukrije Kurti, infermiere në Klinkën e Kirurgjisë.

E ndjera ishte infermiere për mbi 20 vjet dhe njihej për aftesitë e saja profesionale.

Ngushëllime familjes.

Njoftimi:

Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen e infermieres së vyer të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Shukrije Kurti.

Për mbi 20 vjet të punës së saj, infermierja Kurti njihej për aftësitë e saja profesionale, afërsinë me kolegët, por mbi të gjitha për shërbimet profesionale dhe përkushtimin ndaj pacientëve.

ShSKUK i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, stafit të klinikës dhe pacientëve që ju shërbeu me shumë përkushtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat