Ka ndërruar sot jetë Vehbi Koraçi, ish-shefi i Shtabit në Komandën e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, në Zonën Operative të Nerodimes.
Lajmin për ikjen e Komandant Verës, e ka dhënë djali i tij, Faton Koraçi, i cili ka njoftuar edhe për ceremoninë e varrimit.
“Sot me datë 03.11.2024 ka ndërruar jetë babi jonë Vehbi Ramadan Koraçi, vëllai i Izair, Zylfi, Basri dhe Fatmir Koraçi”.
“Varrimi i babit tonë bëhet sot me datë 03.11.2024 në ora 15:30 te varrezat e dëshmorëve në Kaçanik”, ka njoftuar djali i tij.